“Jom rrah në burg e jo në rrugë” Rrëfimi i 70 vjeçarit që serbi ia çau kokën me një xham në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Hasan Bajoku, 70 vjeçari nga fshati Dyz i Podujevës është rrahur në Qendrën e Paraburgimin në Hajvali nga një i burgosur tjetër i nacionalitetit serb. Ndonëse ishte në duart e shtetit, i sëmurë e në moshë, Bajoku ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Pensionisti që u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 500 euro gjobë për shkak të një arme ajrore që kishte mbajtur pa leje në shtëpi, në pamundësi për të paguar gjobën vendosi që të dënimin të zëvendësoj me burgim.

Bajoku ka treguar për Gazetën Insadjeri se si është sulmuar me xham nga i burgosuri B.Gj.
KLIKO KETU PER VIDEO