Influencerja e famshme dhe i dashuri i saj vriten në makinë. Çfarë kapën kamerat e sigurisë

Një influencere meksikane dhe i dashuri i saj u qëlluan për vdekje jashtë një palestre në Meksikë. Kamerat e sigurisë kapën një person të armatosur që hap zjarr ndaj çiftit të cilët po hipnin në makinë.

Influencerja, e quajtur Vielka Pulido dhe partneri i saj, Joel Abraham Chavez, mbetën të vrarë në vend. Policia në qytetin meksikan të Pueblas dyshon se i dashuri i Vielka, 21 vjeç, mund të ketë qenë objektivi i synuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm jashtë një palestre të quajtur Beats Fitness Center në lagjen Santa Cruz Buenavista.
KLIKO KETU PER VIDEO