Infermieri tentoi të vrasë nënë e bir, pamjet EKSKLUZIVE nga tentativa e vrasjes në Shkodër

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin, Mersin Mlloja nga Kosmaçi i bashkisë Vau Dejës, pasi ka tentuar të vrasë dy shtetas (nënë e bir) duke i përplasur me automjet.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 16 marsit, ku Mlloja ka përplasur me automjet 60-vjeçaren Dave Ndoja dhe djalin e saj, në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Mësohet se mes Mllojës dhe 60-vjeçares kishte patur më herët një përplasje për motive të dobëta. Mersin Mlloja punonte si infermier ndërsa po ashtu edhe shtetasja Dave Ndoja 60 vjeçe me të cilën ka pasur konfliktin është infermiere në një tjetër qendër shëndetësore në Vau Dejës.
KLIKO KETU PER VIDEO