Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes të trefishtë në qytetin e Gjilanit, dhe një vrasje tjetër në Prizren.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky incident duhet të shërbejë si alarm për shoqërinë dhe institucionet që të ndërmarrin masa të ashpra ligjore për të ndëshkuar dhe parandaluar krimet.
Haradinaj ka kërkuar pastrimin e uniformave të policisë nga individët e korruptuar dhe ka nënvizuar se dukuri të tilla janë të njohura dhe të përhapura në të gjitha komunat e Kosovës.
