Gruaja e Oliver Ivanoviqit e zbulon të dashurin e ri

Milena Popoviq, e veja e të ndjerit Oliver Ivanoviq, së fundmi ka treguar se është në lidhje me Igor Juriqin.
Ajo ka publikuar një foto të tyre së bashku, por shumë shpejt e ka hequr nga profili i saj, ka pasur shumë komente negative, por mediat serbe spekulojnë se kjo nuk është e vetmja arsye pse ajo e hoqi foton.

Thuhet se të dashurit të saj i pengoi ekspozimi i lidhjes në publik, pasi Milena postoi një foto duke e vendosur krahas saj një zemër, Juriq dyshohet se ka thënë se ai nuk është yll i popit dhe s’duhet publikuar asgjë në lidhje me privatësinë e tij.
Kur ai është pyetur nga mediat për këtë fotografi, reagimi i tij ka qenë i ashpër.
“Komunikoni me të për gjithçka që ka publikuar Milena Popoviq, si dhe për pyetjet që kanë të bëjnë me të dhe ndjenjat e saj”, tha Juriq për mediat.

Siç shkruan Kurir, kur i dërguan pyetje nga redaksia, Milena tha me inat se e dinte pse e thërrisnin, por se nuk i pëlqente kjo.
E pyetur nëse e ka lënduar komenti i partnerit të saj Igor Juriq, ajo ka thënë se nuk ka koment për asnjërën nga pyetjet dhe më pas e ka ndërprerë lidhjen, mirëpo, pasi biseda përfundoi, ajo i dërgoi një mesazh “Ne kemi marrë vendimin që jetën tonë private ta mbajmë larg syrit të publikut dhe medias, kaq është e gjitha”, tha ajo për mediat.
Kujtojmë se Milena dhe Igor sipas mediave janë në një lidhje prej dy vitesh dhe bashkëjetojnë në qendër të Novi Sadit.
PER FOTO KLIKO KETU