Një moment epik u regjistrua në duelin mes Sudtirol dhe Kremonezes, që përfundoi me shifrat 3-0. Protagonist ishte sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj.
Sulmuesi i transferuar gjatë verës në klubin e Serisë B, ka shënuar golin që vulosi fitoren 3-0 për skuadrën e tij, Sudtirol përballë Kremonezes, një prej ekipeve pretendente për ngjitjen në Serinë A.
26-vjeçar u aktivizua në minutën e 64-t të sfidës dhe në minutën e 83-të, çoi sferën në rrjetë për mbyllur diskutimet për fatin e ndeshjes. Por ajo çka tërhoqi më shumë vëmendje ishte festa e vlonjatit, i cili zgjodhi ta festonte këtë gol, duke kërcyer me stil “twerk”.
Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale. Një moment me të vërtet epik, teksa ngelet për t’u sqaruar nga vetë sulmuesi se përse ka zgjedhur këtë stil festimi.
KLIKO KETU PER VIDEO