Fero ofendon rëndë Arbenitën në këngën e re, përmend edhe motrën e Presidentes

Në Instastory, ai ndau një pjesë nga projekti i tij i ri, ku dëgjohet duke shprehur motivimin për të rikthyer suksesin — këtë herë me një qëllim personal: vajzën e tij, të cilën thotë se nuk e ka parë prej muajsh.

Kënga duket se përmban nota emocionale, por edhe të ashpra. Teksti përfshin referenca ndaj situatës së tij personale, përfshirë raportin me ish-partneren Arbenita Ismajli, të cilës i drejtohet me fjalë të forta.

Në mënyrë të papritur, ai përmend edhe avokaten e saj, znj. Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës, duke e përfshirë si figurë me ndikim në përplasjen ligjore për kujdestarinë.

“Se kom pa cikën qe 8 muaj, ku*** po bon skena, i qoj të fala motrës t’Presidentes…”, ndëgjohet të thotë Fero gjatë këngës së re, që ende nuk e ka publikuar.

Lojtës Videosh