Egla i “tështin” pa pushim Rozës në fytyrë: Kam alergji në fytyrën tënde!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, debate të forta dhe tensione janë bërë tashmë pjesë e jetës së përditshme të banorëve, dhe herë pas here këto përplasje arrijnë kulme të larta të acarimit.

Një nga incidentet më të fundit ka ndodhur mes aktresës Egla Ceno dhe prezantueses Roza Lati, të cilat kanë patur një debat të ashpër që përfundoi me një gjest të padëshiruar nga ana e Eglës.

Gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, Egla, në një moment të tensionuar, ka teshtitur disa herë me qëllim në fytyrën e Rozës. “Kam alergji në fytyrën e saj”, i tha Egla-Rozës duke iu referuar me tone të ashpra dhe të acaruara gjatë përplasjes së tyre verbale. Ky veprim ka sjellë një ndjenjë të keqe në shtëpi dhe ka ndezur reagime të shumta nga banorët e tjerë dhe nga publiku që ndjekin programin.

Kjo përplasje vjen vetëm pak orë pas një debati të ngjashëm të ashpër mes Eglës dhe një banoreje tjetër, Ritës. Në atë rast, Rita, si shprehje pakënaqësie për përmendjen e familjarëve të saj, e lagu Eglën me qumësht në oborr.

Tensionet mes tyre u rritën në atë pikë sa episode nuk mungoi shumë që të shndërrohej në një përplasje fizike.

Përplasjet e vazhdueshme dhe acarimet e papritura janë dëshmi se përballjet në këtë program shkojnë shumë përtej një thjeshtë loje dhe se çdo fjalë dhe veprim ka peshën e tij.