Reperi Sin Boy pak ditë më parë u dhunua brutalisht në një berberhane dhe videoja bëri xhiron e rrjetit duke shqetësuar jo vetëm fansat por edhe opinionin publik.
E gjithë skena e dhunës u filmua nga telefoni i reperit, i cili në momentin që është sulmuar nga persona të maskuar ka qenë live në Tik-Tok. Personat e maskuar shihen teksa e grushtojnë dhe godasin me karrige, prej nga ku reperi përfundoi me plagë të rënda në spital.
Mirëpo shumë ngritën dyshimet se skena ishte e inskenuar. Motra e tij hodhi sot poshtë aludime të tilla, ndërsa vetë reperi ka bërë një deklaratë kontradiktore.
Në një video në Tik Tok ai lë të nënkuptohet se videoja ishte një lojë dhe është në luftë me tregun grek.
PER VIDEO KLIKO KETU