Imami kosovar, Shefqet Krasniqi, ka dhënë një deklaratë skandaloze, për personat të cilët merren me lojëra fati.Në një video të shkëputur nga një emision, Krasniqi pyetet nga një grua se çfarë duaje të bëjë për bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se ka hapur një kazino.
Në përgjigjen e tij, hoxhë Shefqeti bën thirrje që ndaj burrit të ushtrohet dhunë fizike.
“Duaja, lutja më e mirë që kryn punë mas shumti te qëta njerëz, është stupci, dajaku. Përpara kanë thanë me i shti në fallak. Po, po, po. Përqata dyjeja u kanë ma marë. Qatëherë shkon ai çelë kazino, me u rras vetë në haram, me i rras evladët e vet në haram, se në fakt i ushqen me haram”, thotë Krasniqi.
KLIKO KETU PER VIDEO