Dalin pamjet e Dea-s pas operacionit të rëndë në kokë: Rëndësi ka që jam gjallë

Ish-banorja e Big Brother, Dea Michel, ka ndarë me publikun një pjesë të rrugëtimit të saj të fundit, ku përfshihet një operacion i rëndë në kokë.
Pas një shkëmbimi të gjatë në spital, operacioni zgjati mbi 4 orë.
Dea ka ndarë disa pamje nga shtëpia e saj, ku shfaqet i rikthyer, ndërsa përpiqet të përshtatet me gjendjen e re pas operacionit.

Miqtë e saj kanë shkuar për ta surprizuar në banesë, duke sjellë humori dhe urime për shërim të shpejtë, madje edhe për ‘gjoksin e ri’, megjithatë, operacioni që ka përjetuar ka të bëjë me një ndërhyrje serioze në kokë.
Dea ka ndarë detaje të ndjeshme të procesit të shërimit në rrjete sociale.
“Dhe u rregullova se pres te me vijne shoqeria eshte ana normale e kokes time, dukem si njeri kjo normal. Ana tjeter eshte me plage qepje gjak enjtje si film horror, po jua kursej. Procesi i rregullimit sot me mori 60 perqind te energjise ditore,” shkruan ajo.

Pamjet tregojnë plagën në kokë, e cila duket shqetësuese, por Dea qëndron pozitive. “Ja sa eshte enjtur.
Plaga eshte pak me mbrapa. S’jam merzitur qe duket keshtu rendesi ka qe jam mire. Do shfryhet. Dhe ju do me duroni me kete pamje,” thotë ajo, duke e vlerësuar shëndetin e saj mbi pamjen e jashtme.
PER FOTO KLIKO KETU