Nga toka iu bë ballë gjuajtjeve të fuqishme që vinin nga ajri.
Por, asnjë nga këto lëvizje nuk kryhet pa urdhrin e Komandantes Supreme të ushtarëve të Kosovës, e cila në fakt erdhi e fundit në ceremoninë e “Defender 2025”.
Para Vjosa Osmanit e zotriut të parë Prindonit, aty u panë kryeministri i dorëhequr Albin Kurtit e zëvendës-shefja e Ambasadës e ShBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti.
Pos të pranishëm pati edhe eprorë të lartë të ushtrisë së shtetit të saj, sikur edhe të Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë së veriut.
Krejt e panë ushtrimin që u realizuan bashkë.
Për të parë më mirë i përdorën edhe dylbitë, ndonëse dikush pa i hequr hiç syzet.
Osmani e Kurti, që ishin kuriozë për gjëra krejt të ndryshme, nuk është se folën me njëri-tjetrin.
As gjuajtja në shënjestër s’i afroi e as bashkoi shumë.
Për këtë punë, më i mirë se të dy tha se është zotëria i parë i Kosovës.