Brad Pitt udhëtoi drejt Mexico City për premierën e filmit të tij më të ri, “F1”, ku ndau disa reflektime personale lidhur me se çfarë ka mësuar gjatë jetës.
“Çfarëdo gabimi që të bësh, thjesht mëso prej tij dhe vazhdo përpara. Të gjitha gabimet do të të çojnë drejt suksesit të radhës,” u shpreh aktori 61-vjeçar për Entertainment Tonight.
Ai shtoi më tej:
“Kur arrin në moshën time, e kupton vërtet sa e rëndësishme është të jesh i rrethuar nga njerëz që i do dhe që të duan.”
Ai tha se në këtë fazë të jetës po përqendrohet më shumë tek miqtë dhe familja e tij, duke nënkuptuar se në këtë rreth të ngushtë përfshihet edhe partnerja e tij, Ines de Ramon.

Në filmin “F1”, një pilot legjendar i Formula 1 që është tërhequr nga gara, kthehet në pistë për të stërvitur një pilot të ri. Brad Pitt luan krahas Javier Bardem dhe Kerry Condon, nën regjinë e Joseph Kosinski, i cili ka shkruar gjithashtu edhe skenarin së bashku me Ehren Kruger.
I pyetur nga një gazetar nëse përvoja gjatë xhirimeve të këtij filmi e ka bërë të mendojë për veten si një shofer garash, ai u përgjigj:
“Po të isha pak më i ri, do ta provoja. Mendoj se po. Është një ndjesi e jashtëzakonshme, nuk e kam përjetuar kurrë më parë. E ndjen fuqinë, ndjen mënyrën si qëndrojnë këto makina në rrugë kur marrin kthesa me shpejtësi, është thjesht mahnitëse.”
