Si pasojë e vendimit për daljen e dhunshme në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike eksportet kanë rënë për 1.5%, tha Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për shtyp.
Rafuna kërkoi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të pezulloijë vendimin për të ashtuquajturin treg të lirë deri në shkurt të vitit tjetër.
Pak ditë para skadimit të kontratave të bizneseve me KEK-un, ai tha se të njëjtët nuk kanë shumë opsione për furnizim me energji elektrike, siç e citoi KosovaPress.
