Anët pozitive e t’u bërit nënë pas moshës 35-vjeçare (VIDEO)

“Nga mosha 35-vjeçare e tutje, fillon në mënyrë rapide të zvogëlohen rezervat ovariale,pasi shanset për një shtatzëni natyrale bien dukshëm”, thotë fillimisht gjinekologia në emisionin “Ora e Pasdites”.

Sa i përket anëve pozitive, gjinekologia thotë se të bëhesh nënë pas moshës 35-vjeçare, së pari ke një stabilitet financiar, ka të sigurt gjendjen emocionale, dhe ka avantazh për rritje dhe edukim të mirë të saj.

“Sigurisht, mjekësia sot ka arritje të mëdha, që pa asnjë dyshim pas moshës 35-vjeçare mund të ketë shtatzëni të suksesshme natyrale”, u shpreh Dardha.